Nga ‘vrasja e babait’ politik te firmat për Kuvendin Kombëtar të PD, kreu i opozitës Lulzim Basha flet sot ekskluzivisht

0

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha thyen heshtjen, në të parën interevistë televizive, lidhur me krizën politike në Partinë Demokratike, pas dorëzimit të firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit Robert Rakipllari, kryedemokrati Basha flet hapur lidhur me pretendimet e z.Berisha për dorëzimin e 4200 firmave.

Pse Basha zgjodhi të mos i përgjigjet me një kundërfushatë Berishës? A shqetësohet ai nga përmasat e procesit politik “foltorja”?

A do të pasojë vendimi i tij për pezullim nga grupi parlamentar ndaj Berishës, nisur nga fushata dy mujore e ish-kryeministrit dhe paralajmërimeve të tij për të rimarrë PD?

A është akti i tij i 9 shtatorit, sic akuzohet nga kundërshtarët, një “vrasje e babait” politik?

Cili është qëndrimi i kryedemokratit Basha lidhur me perceptimin e krijuar se politikat e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë shkuar në favor te maxhorancës aktuale dhe kryesisht të Edi Ramës, në përqëndrimin e shumë pushteteve nga ana e tij.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu