“Nga vra*sje deri te gjobvënia ndaj…”, pranga të fortit të Lezhës!

0

Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Lezhë.

Në prangat e policisë ka rënë, Jetmir Llanaj.

Llanaj dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve. Jetmir Llanaj ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj.

Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.