Infowebtv ka qenë sot në fshatin Gjuzaj të Lushnjes, ku drejtori i shkollës Rrahman Çela, u arrestua nën akuzën e ngacmimit të një nxënëse 15-vjeçare.
Çela, i cili ndodhet në masën e arrestit me burg, ka ushtruar detyrën e drejtorit të shkollës, prej të paktën 8 vitesh.
55-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjecare, H.Alleshi.
Banesa e drejtorit të shkollës, dhe vajzës së mitur janë shumë pranë tyre, përballë, teksa i ndan vetëm rruga kryesore.
Vajza jetonte me babain e saj dhe gjyshërit, ndërsa mamaja i është larguar nga banesa pas divorcit me të atin e saj.
Në banesën e të miturës, gjyshi nuk pranoi të fliste për mediat, ndërkohë që në banesën e drejtorit nuk ndodhej askush.
Vajza e mitur tashmë ka ndryshuar shkollën e saj, dhe është shpërngulur në një fshat ngjitur, për të marrë mësimin.
Shumë prej banorëve jashtë kamerës, thonë se nuk duan të flasin për ngjarjen, pasi ata drejtorin e shkollës e njihnin si familjar të rregullt dhe pa probleme.





