Ngacmoi s*ksualisht nxënësen, arrestohet drejtori i shkollës

0

Një 55-vjeçar me detyrë drejtori i një shkolle në Lushnje, është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një prej nxënëseve.

Policia ka arrestuar shtetasin Rr.Ç, ndaj të cilit rëndon akuza e ngacmimit seksual.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.