Ngacmonte stjuardesat në vende intime, pasagjeri 22-vjeçar lidhet pas sediljes (Video)

0

Një 22-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar për në Florida në avion ka pasur një sjellje të çuditshme. Pasi kishte pirë disa gota alkool, ai filloi të bërtiste në avion dhe më pas derdhi gotën në këmishën e tij.

Pas këtij momenti Maxwell Berry, shkoi në tualet dhe doli prej aty i zhveshur në pjesën e sipërme. Menjëherë stafi u angazhua për ta ndihmuar me një bluzë në valixhen e tij.

Mirëpo, 22-vjeçari vazhdoi të sillej çuditshëm. Ai filloi të ngacmonte seksualisht dy stjuardesat dhe i kapi ato në vendet intime.

DailyMail raporton se 22-vjeçari vuri duart te gjoksi i stjuardesave. Më pas ai goditi me grusht, një person tjetër, i cili punonte në avion(mashkull). Menjëhrë, pas këtij incidenti, ka ndërhyrë një pasagjer, i cili e ka nënshtruar 22-vjeçarin dhe më pas e ka lidhur në sediljen e avionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu