Turisti polak i cili ra ditën e djeshme në greminë në “Kanionet e Gjipesë” është mjekur nga infermieri që ka arritur të zbresë në vendin ku ai ishte bllokuar. Fatmirësisht turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Infermieri së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit. Së bashku me ta janë dhe një grup prej pesë personash që do përpiqen të sigurojnë transportin. Mësohet se është duke u përgatitur edhe vendi për të mundësuar transportin e tij me barrelë.
Sipas policisë, turisti polak u bllokua që prej orës 13:30 të ditës së premte. Ai ngeci në 50 metra thellësi, në një humnerë në Gjirin e Gjipesë. Për pasojë pësoi frakturë në këmbë.