Ngecja e negociatave me BE, Meta: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Lulzim Basha

0

Presidenti META: Është për të ardhur keq, sepse Shqipëria ka qenë shumë më përpara Serbisë dhe Malit të Zi për çështjen e integrimit europian. Shqipëria ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që në vitin 2006, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia e kanë firmosur pas Shqipërisë, por Mali i Zi i ka çelur negociatat në 2012-n, Serbia në 2014-n dhe Shqipëria ende jo sot!

Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Nuk kemi asnjë problem sikurse kanë pasur vendet e tjera, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. S’kemi pasur asnjë problem siç ka pasur Maqedonia e Veriut me Greqinë për çështjen e emrit.

Kemi pasur vetëm probleme artificiale të brendshme dhe mungesë vullneti për të bërë ato reforma që e çojnë Shqipërinë më shpejt në Bashkimin Europian dhe këtu përgjegjësia nuk është vetëm e njëanshme, pra vetëm e Qeverisë, por për fat të keq, por përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës, që ka kryer disa akte të paprecedentë, që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies!

Djegia e mandateve – një veprim i papajtueshëm! Për më shumë se dy vite Shqipëria kishte një parlament njëpartiak, i cili deri në pengesë për të ushtruar pushtetin e gjithëpushtetshëm, kishte Presidentin e Republikës!

Kemi bojkotin nga ana e opozitës të reformës në drejtësi, që ishte reformë shumë e rëndësishme, që ndihmoi kapjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë, nga ana e qeverisë!

Kemi moshyrjen në zgjedhjet vendore nga opozita, veprim katastrofik i paprecedent jo vetëm në Europë, por ndoshta edhe në Afrikë, ku vështirë të gjesh një vend ku nuk ka asnjë këshilltar opozita, jo kryetar bashkie, por nuk ka një këshilltar që të bëjë opozitë.

Ndërkohë ne e dimë se sa i rëndësishëm është pushteti vendor në jetën e përditshme për të gjithë qytetarët, që nga fëmijët e çerdheve e deri te të moshuarit!

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu