Të shtëna me armë u regjistruan ditën e sotme rreth orës 17:30 në aksin rrugor ksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Mësohet se shkak është bërë një konflikt mes autorit Fadil Ternova dhe shtetasit shtetasit Afrim Peti, të cilët ndodheshin në afërsi të një karburanti në rrugën e Arbrit.
Motivi i sherrit nuk dihet ende, ndërsa Tërnova raportohet se ka qenë ai i cili ka nxjerrë armën automatike dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së Petit (mjet në pronësi të një personi tjetër).
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima apo të lënduar, ndërsa policia është vënë tashmë në kërkim të autorit.