Ngjarje e rëndë! Babai rreshtoi tre djemtë e tij dhe i ekzekutoi me pushkë

0

Ngjarja e rëndë kur një baba ka rreshtuar tre djemtë e tij dhe i ka ekzekutuar, ka tronditur gjithë Ohajon në SHBA.

Fëmijët që u vranë me gjakftohtësi nga babai i tyre ishin të moshës 7,4 dhe 3 vjeç.

Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit të enjten e kaluar dhe po mbahet në burgun e qarkut Clermont. Të premten, kur doli në gjykatë, 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi në shtëpinë e tij, kur rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.

Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai që qëndron para jush rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Ai e tërhoqi zvarrë djalin në shtëpi dhe e ekzekutoi para dëshmitarëve”, tha Prokurori i Qarkut David Gast në gjykatë, e cila vendosi lirimin me kusht të burrit për 20 milionë dollarë.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimi më i keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi atë në krah. Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se njerka e burrit ka mundur t’i shpëtojë masakrës, e cila ka ikur me vrap duke i kërkuar fqinjëve të thirrisnin policinë. Pak kohë më vonë departamenti lokal mori një telefonatë ndoshta nga nëna e djemve dhe një makinë patrullimi u dërgua në vendngjarje.

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston ndërsa qentë e tij lehin fort. Në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur, e cila ndoshta është nëna e djemve të vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu