Ngjarje e rëndë. Burri merr vajzën që të kujdeset, e rreh dhe e përdhunon 13-vjeçaren prej disa javësh në shtëpinë e tij

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kryer marrëdhënie s*ksuale në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare. Policia nuk jep detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë në pranga është vënë shtetasi Blerim Bizgjoni.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie s*ksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu