Duke u kthyer nga pushimet në Kosovë, kanë humbur jetën në një aksident trafiku nënë e bir nga fshati Skifteraj i Vitisë. I pari i Komunës, Sokol Haliti u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari, për humbjen e familjarëve të tyre.
“Institucionet komunale të Vitisë ngushëllojnë familjen Hajdari për humbjen e dy familjarëve të tyre. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre, të cilët humbën jetën në një akdsident trafiku, rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.
Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime.”- thuhet në ngushëllimin e komunës.