Ngjarje e rëndë, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen, autori vdes mes flakëve

0

Pesë adoleshentë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në rajonin Irkutsk të Siberisë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Tass dhe njoftimit të departamentit të policisë, një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin Baikalsk.

Hetuesit thanë se trupat e pesë viktimave të mitura u gjetën në vendngjarje. Sipas tyre, një grup të rinjsh ishte mbledhur në këtë shtëpi dhe në një moment, një prej tyre sulmoi të tjerët me thikë. Si pasojë, katër adoleshentë u vranë, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital me lëndime të ndryshme.

Sulmuesi i dyshuar më pas i vuri flakën shtëpisë dhe humbi jetën nga zjarri.