Ngjarje tragjike në brigjet e Qipros, fundoset varka me emigrantë, 7 të mbytur

0

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në birgjet e Qipros ku një varkë me 20 emigrantë është fundosur dhe për pasojë janë mbytur 7 persona.

Ngjarja ndodhi në një zonë 30 milje detare në juglindje të Kepit Greko, brenda Zonës së Përgjegjësisë së Kërkimit dhe Shpëtimit të Republikës së Qipros (Nikosia FIR) dhe jashtë ujërave territoriale.

Sipas raportimeve operacioni për shpëtimin e mundshëm të personave vijon ende ndërsa marrin pjesë një anije luftarake, nje helikopter dhe një avion pa pilot i Drejtorisë së Përgjithshme të Rojes Bregdetare, katër mjete të Policisë Portuale dhe Detare, një helikopter i Policisë, infermierë të Shërbimit të Ambulancës së Qipros dhe personel i Ambulancës së Qipros.