Ngjarje tragjike! U fut në lumë për t’u larë, 29-vjeçari shqiptar ndërron jetë papritur në Itali (EMRI + FOTO)

0

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është mbytur teksa ishte duke u larë në një lumë.

Ngjarja ka ndodhur në lumin e Montone, në Portico, teksa viktima është identifikuar si Aldi Marku. Ai kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, ka pësuar atak kardiak.

Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu