Ngjarjet kriminale, Çela: Do ketë hetim, ka nevojë dhe për angazhim të SPAK

0

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, duke komentuar ngjarjet kriminale në vend tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin, jo vetëm mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme por dhe Policisë.

Në një prononcim për mediat pas konferencës ku u prezantua harta e re gjyqësore, Çela tha se me gjithë vështirësitë që sot kemi për përballimin e ngarkesës, mesazhi që u është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim tjetër.

‘Në të gjitha rastet që do të hetohen ngjarjet e rënda ka nevojë dhe për një angazhim të SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar në kryerjen e këtyre ngjarjeve. Ju siguroj se prokuroria pavarësisht mungesave vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore.‘- tha Çela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu