Ngricat dhe i ftohti sjellin dëme kolosale në serat e fermerëve: “U shkatërruan gjithë fidanët e domates”

0

I ftohti, ngricat dhe temperaturat nën zero që kanë pushtuar vendin tonë kanë sjellë probleme tek të mbjellat në sera në zonën e Roskovecit dhe jo vetëm.

Dëmet më shumë janë tek fidanët e domateve ku edhe pse janë mbjellë në sera me dopio plasmas, i ftohti ka depërtuar duke ju shkaktuar dëm të madh ekonomik.

Janë rreth 3 mijë fidanë në serë, nga këto 200 të prekura. Fermeri shprehet se kishte vetëm 3 javë që I kishte mbjellur dhe u shkoi dëm i gjithë sezoni janarit.

Ai tha po ashtu se ka rreth 7 vite që e ka ngritur si biznes familjar, duke punuar dhe në emigracion por këto dëme po e çojnë drejt falimentimit. Apeli i tyre shkon për subvencione dhe ndihmë që të rimbjellin përsëri serat, apo për ulje të çmimit për blerjen e farave.

Fermerët:“Po na ndihmuan që ti marrim farat me përqindje të ulët, e mbjellim. 3 javë këtu unë dhe na shkoi dëm, 4 persona të familjes duke u marrë me to. Ah shpenzimet!

Dhjetëra fidanë ikën kot, të ardhura nga shteti s’kemi. Po foli shteti me këta të farishtes që të na ulë çmimin.

-Mua më bëjnë dëm rreth 1 milionë e gjysëm lekë që kam derdhur, I kam fituar me punë në Greqi. 1 dynym kam mbjellë, 2500 bimë janë prekur nga i ftohti. Ka dhe plot fermerë të tjerë të prekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu