Ngrihet ‘alarmi’ në këtë shtet, presidenti: Vendit i ka mbetur naftë vetëm edhe për një ditë

0

Sri Lanka-s i ka mbetur naftë vetëm edhe për një ditë, ka thënë kryeministri i ri, ndërsa vendi po zhytet në krizën më të madhe ekonomike të 70 viteve të fundit.

Në një adresim publik në televizion, Ranil Wickremesinghe tha se vendit i duhen urgjentisht 75 milionë dollarë (71.2 milionë euro) nga para të huaja gjatë ditëve të ardhshme, para këto të cilat do t’i ndihmonin ata për të importuar mallra esenciale.

Kryeministri tha se banka qendrore duhet të shtypë dhe prodhojë para në mënyrë që të paguhen pagat e qeveritarëve, dhe se kompania ajrore e cila është nën pronësinë shtetërore mund edhe të jepet për privatizim.

“Momentalisht kemi naftë vetëm edhe për një ditë. Muajt në vijim do të jenë muajt më të vështirë për ne. Por që një linjë kreditore me Indinë do të na mundësonte të importojmë naftë gjatë ditëve të ardhshme”, shtoi më tutje në adresimin e tij kryeministri Wickremesinghe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu