Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ka rënë në duart e talibanëve, pas një sulmi të kryengritësve nga disa drejtime.
Burimet lokale raportojnë se zyrtarët përfshirë Atta Nur ikën drejt aeroportit.
VIDEO tregon një kolonë të zyrtarëve të Balkh dhe trupave të ANDSF duke ikur drejt aeroportit të Balkh.
Bëhet me dije se avioni i fundit qeveritar është ngritur dhe po largohet nga Mazar el Sharif në drejtim të Kabulit.
Një lajm i tillë u paralajmërua të ndodhte ditë më parë, në takimin e ambasadorëve të vendeve të NATO-s.