Nikolla zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit/ Cilin shtet zgjodhi Kryetarja e Kuvendit

0

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në seancën e datës 10 Shtator në Kuvend.

Nikolla ka mbërritur sot për vizitë në Kosovë, ku do të ketë takime të nivelit të lartë, përfshirë homologun e saj Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po ashtu Nikolla do të takohet dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Pas takimeve Nikolla pritet që të ketë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e saj Konjufca.

Ndërkohë që ftesë për të vizituar Kosovën mori edhe kryeministri Edi Rama nga homologu i tij Albin Kurti, me të cilin kohët e fundit kanë pasur një sërë mosmarrëveshjes dhe replikash për çështjen e Ballkanit të Hapur.

Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës për takim, dhe nuk dihet nëse do të jetë mbledhje e përbashkët mes qeverive, apo një takim kokë më kokë mes kryeministrave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu