Ka nisur ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Presidenti Bajram Begaj.
Kujtojmë se ceremonia e betimit të Presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kuvend zgjati rreth 20 minuta, ndërsa pas një fjalimi të shkurtër për t’iu drejtuar popullit, ku bëri thirrje për unitet dhe heqjen e vëmendjes nga ndasitë politike, Begaj nën shoqërimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u tërhoq në hollin e Kuvendit, ku qëndroi për më shumë se 30 minuta.
Rreth orës 19:10 minuta, eskorta e Presidentit të ri iu drejtua Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të mbërritur në godinën e Presidencës në 19:14 minuta.
Në hyrje të godinës Begaj u prit nga Kreu i Shtetit në detyrë, Ilir Meta i cili në pak minuta pritet ti kalojë edhe zyrtarisht detyrën pasardhësit të tij.
Presidenti Meta e ka pritur zotin Begaj me nderimin prej ushtaraku para se t’i jepte atij dorën, në shenjë respekti ndaj detyrës së tij të mëparshme dhe karrierës së gjatë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.