Nis mbledhja e Kryesisë së PD: Mund të ketë zgjedhje para kohe për Këshillin Kombëtar

0

Kryesia e PD ka filluar punimet në orën 11:00 të ditës së sotme.

Një prej vendimeve që do të merret është për axhendën e Kuvendit Kombëtar të PD që është parashikuar të mbahet më 17 korrik në orën 11:00.

Një tjetër do të jetë për ndryshime ose jo në Statut apo rizgjedhjen ose jo të Këshillit Kombëtar pasi për këtë seksion mund të ketë zgjedhje të parakohshme pavarësisht se mandati i përfundon në 2022.

Do të ketë një analizë të hollësishme të asaj që Basha dhe në PD e quajnë ‘’masakra zgjedhore’’ e 25 prillit. Anëtari i Kryesisë së PD i cili ishte dhe kandidat për kryetar, Fatbardh Kadilli do të mundohet të paraqesë programin e tij për ringritjen e PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu