Ditën e sotme do të mbahet Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë organizmin do të marrin pjesë delegatë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Prej 3 muajsh ish-kreu i PD-së, Berisha ka ndërmarrë një aksion në disa qytete të vendit, ku përmes ‘Foltores’ ka kërkuar që të zgjidhet një lider i ri demokrat.
“Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” është motoja e Berishës, i cili ka ftuar demokratët që të marrin pjesë në këtë Kuvend, në ditën e ditëlindjes së 30-të të Partisë Demokratike.
Mbrëmë Berisha, në konferencën e fundit për media teksa iu dha këshillë demokratëve që do të jenë të pranishëm sot në Kuvend që të vishen trashë, nuk harroi pa ftuar edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha në këtë organizim.
Aksioni në fjalë erdhi pas vendimit të SHBA-ve për shpalljen e tij non-grata, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator. Fill pas kësaj date nisi edhe përplasja me liderin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa mes dy figurave të rëndësishme brenda demorkatëve nuk kanë munguar akuzat. Lideri demokrat, Basha për t’ju përgjigjur këtij aksioni të Berishës, thirri Kuvendin e PD-së që do të mbahet më 18 dhjetor.
Kujtojmë se Berisha në daljet e tij përmes Foltores e ka cilësuar Kuvendin e sotëm një moment i rithemelim të PD-së, ndërsa flet se do të sjellë revolucion te shqiptarët. Nga ana tjetër Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për parandalimin e çdo incidenti, duke vendosur që dje mjete të FNSH dhe autobote me ujë para “Air Albania” dhe selisë së PD-së.
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur me një orë vonesë, në stadiumin ‘Air Albania’, ku mbahet Kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij. Delegatë e simpatizantë u ngritën në këmbë ndërsa në sfond ish kryeministrin e shoqëronte kënga ‘The final Count down’.
Ish- kryeministri Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij. Ndërsa doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme
I pari që do të mbajë fjalën hapëse në çelje të këtij Kuvendi të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha nga do të jetë deputeti i PD-së, Edi Paloka.
Gazetari Osman Stafa pohoi në një lidhje live për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të “Air Albania”, raportoi se do të ketë rreth 20 persona që do të flasin në këtë Kuvend, ku padyshim momenti më i veçantë do të jetë fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit prej 3 muajsh nisi aksionin e tij kundër Lulzim Bashës përmes Foltores, për rithemelimin e PD dhe për shkarkimin nga drejtimi i kësaj partie të kryetarit.
Ora 10:24 “Korrupsioni minon demokracinë”, Ambasada Amerikane mesazh në prag të nisjes së Kuvendit të Sali Berishës
Në prag të nisjes së Kuvendit të PD, thirrur nga ish kryeministri Berisha, ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar në faqen e saj në facebook, mesazhe të lëshuara në samitin për demokracinë, mbajtur në SHBA.
Ambasada e vendos theksin te shtyllat e demokracisë, të cilat sipas saj, nëse në shumë vende janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike. Kujtojmë se ish kryeministri Berisha është shpallur ‘non ngata’ nga SHBA, për korrupsion.
“ Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.
Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”- shkruan ambasada.
Delegatë të Partisë Demokratike, që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha janë shprehur pro shkarkimit nga detyra e kryetarit të Lulzim Bashës. Për mikrofonin e ‘News24’ disa prej këtyre delegatëve thanë se Berisha do të sjellë në pushtet PD-në.
SA DELEGATË JANË NISUR NGA GRAMSHI
Në Kuvendin e thirrur nga Berisha do të marrin pjesë 60 delegatë nga 108 qe ka ky rreth. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i grup seksionit në Partinë Demokratike, ish-kryetar i PD Gramsh, Mirosh Xhangoli.
Delegatet janë nisur drejt Tiranës me 12 automjete.