Prej orës 8:00 të mëngjëssit në muzeun kombëtar ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të dhomës së avokatisë Tiranë.
Për kreun e avokatisë së kryeqytetit në garë janë katër anëtarë.
Kreun e dhomës në këto kater vite e synojnë avokatët, Saimir Visha; Ledio Brahu, Fatmir Braka dhe Edmond Petraj. Procesi ka nisur në orën 8 dhe do vijojë deri ne orën 18:00. Në total janë 2000 avokatë që do votojnë për të zgjedhur kreun e avokatisë së kryeqytetit.
Pas përfundimit të procesi zgjedhor komisioneret do të nisin numërimin dhe rezultati pritet që te dalë ditën e nesërme rreth orës 10:00-11:00. Ndërkohë që zgjedhjet po zhvillohen edhe për antarë të keshillit të avotisë , ku 12 prej tyre do jenë gra.