Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha dhe Meta u bashkohen qytetarëve

0

Ka nisur në këto momente protesta e thirrur nga opozita në Tiranë. Demokratë dhe qytetarë të shumtë janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pankartat ironike: “faleminderit që na qite në dritë”, “oligark” etj,.

Mbi 1 mijë efektivë policie janë angazhuar në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Ndërkohë forca të shumta të efektivëve janë pozicionuar para kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u janë bashkuar në këto momente protestuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu