Nis seanca plenare, karriget e opozitës bosh/ Deputetët demokratë bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit

0

Seanca plenare ka nisur këtë të enjte.

Shumica e socialistëve janë futur, ndërsa karriget e zëvendësuara të deputetëve të opozitës janë bosh.

Deputetët demokratë qëndrojnë jashtë oborrit të Kuvendit.

Ata kanë bllokuar të pesta hyrjet e Parlamentit.

Demokratët kanë mbërritur para orarit zyrtar të seancës plenare duke bllokuar të gjitha hyrjet, ndërsa janë përplasur me gardën, pasi kjo e fundit nuk lejoi të hynin deputetët e përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu