Nis sprinti drejt titullit, Hamilton “fluturon” në provat e lira në Abu Dhabi

0

Në Abu Dhabi ka nisur sprinti final drejt titullit kampion të Formulës 1, që këtë vit ka dhuruar një sezon të jashtëzakonshëm dhe mjaft emocionues, me Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, që para garës së fundit e shohin veten me pikë të barabartë në krye, nga 369.5 secili.

Pilotit britanik i duhet të marrë patjetër më shumë pikë se Verstappen, për të ruajtur hegjemoninë e tij në Formula 1, pasi holandezi i Red Bull ka një fitore më shumë dhe për rrjedhojë mban vendin e parë, teksa sot janë zhvilluar edhe dy sesionet e provave të lira në pistën e Abu Dhabit.

Ka qenë pikërisht kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton ai që ka vendosur kohën më të mirë në këto dy sesione dhe ka hedhur kandidaturën për të fituar garën finale, që do të vendosë edhe betejën për titullin.

Nga ana tjetër piloti i Red Bull, Verstappen ka vendosur vetëm kohën e katërt më të mirë, duke u shfaqur disi më i ngadaltë sesa rivali i tij kryesor, megjithatë mund të përmirësohet për nesër, kur të zhvillohet sesioni i tretë i provave të lira dhe kualifikueset, që do të vendosin edhe renditjen e pilotëve në start për garën e të dielës./supersport/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu