Nis takimi i Albin Kurtit me Lajçak/ Dialogu Kosovë-Serbi

0

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura [a praninë e mediave.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

 

 

Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu