Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur këtë të premte drejt Korçës, ku do të zhvillojë një takim me demokratët dhe simpatizantët e PD-së gjatë foltores në këtë qytet.
Berisha është pritur me urime pasi ditën e sotme feston 77-vjetorin e lindjes.
Berisha është shoqëruar nga deputeti Edmond Spaho, Flamur Noka dhe ish-deputetët Arben Ristani e Klevis Balliu, ndërsa në ambientet e kinema Milenium janë mbledhur qindra demokratë.