Nisi në Angli dhe plasi në Bllok, sherri mes dy shokëve u mbyll me plumba

0

Nga Xhensila Kodra

Plagosja e 31-vjeçarit Ilir Shkurti mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes shokësh. Si autor kryesor policia arrestoi Kridens Meçollarin. Ndërsa si bashkëpunëtor, 35-vjeçarin Renis Selimaj. Ky i fundit akuzohet për mos kallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ata janë shokë me njëri-tjetrin. Së bashku ishin ulur në një lokal të zonës dhe një debat e sipër, Meçollari e qëlloi Shkurtin me pistoletë në këmbë. Pas ngjarjes, dy të arrestuarit u larguan me një makinë tip “Benz”. Pistoleta nuk është mundur të gjendet nga policia.

Lexo edhe: Arrestohet 35-vjeçari që i shpëtoi policisë një natë më parë

Dyshohet se ajo është fshehur nga Renis Selimaj. Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta. Por, grupi hetimor dyshon se konflikti mund të ketë nisur, jashtë territorit shqiptar, e konkretisht në Angli, për aktivitete të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu