Nisma e veçantë e 31 vjeçarit, udhëtim disa javorë me makinën më të vogël në botë…

0

Alex Orchin, 31-vjeçarit nga East Sussex, Angli, i duhen dy deri në tre javë për të përfunduar një udhëtim prej 1,407 km me makinën më të vogël në botë – një Peel P50, e cila u prodhua për herë të parë në Ishullin e Manit në vitet 1960 dhe në vitin 2010. Ajo u cilësua si makina më e vogël që është ndërtuar ndonjëherë duke u futur kështu në librin e rekordeve botërore Guinness- shkruan BBC.

Alex Orchin ka marrë përsipër të përmbushë sfidën nga John O’Groats, në veriun e Skocisë, deri në Land’s End, pika më jugperëndimore e Britanisë, për të mbledhur para për fëmijët në nevojë. Makina është vetëm 137 cm e gjatë, 104 cm e gjerë dhe 120 cm e lartë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 57km/h.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu