Një 18-vjeçar nxjerr nga telashet Romën, Sheva debuton me humbje në stolin e Genoas

0

Duhet të vinte një 18-vjeçar nga stoli për të shpëtuar “lëkurën” e Mourinhos dhe të Romës. Në javën e 13-të të Serie A, Roma merr një fitore me sforco përballë Genoas me shifrat 2-0,ndërsa Shevchenko debuton me humbje në takimin e tij të parë si trajner.

Marash Kumbulla e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa u zëvendësua në minutën e 87′. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytën, Afena-Gyan hyri në lojë në minutën e 74′ dhe ganezi shënoi dy golat e fitores në minutat 82′ dhe 94′.

Kështu, Roma kthehet te fitorja pas dy ndeshjesh dhe ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë. Ata kaluan kështu Lazion, Juventusin dhe Fiorentinën dhe qëndrojnë vetëm 3 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu