Një 20-vjeçar shqiptar vret pronarin e hotelit në Greqi për 200 Euro. Pasi e lagu me vodka, i vuri flakën

0

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në ishullin Santorini në Greqi. Një 20-vjeçar shqiptar, ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin e një hoteli. I riu kishte pa marrë nga pronari 200 Euro dhe kjo mesa duket e ka shtyrë që të marrë vendimin për vrasjen e tij. Shqiptari e ka lagur trupin e pronarit grek me vodka dhe më pas i ka vënë flakën.

Vetë hoteli nuk kishte kamera sigurie, kështu që policia kërkoi pamje vizuale nga bizneset e tjera në të njëjtën zonë. Shqiptari u pa duke u larguar nga vendi ku ndodhet hoteli i viktimës Nikos Villas , disa minuta para se Departamenti i Zjarrfikësve të njoftohej për zjarrin që përfshiu hotelin. I riu u arrestua dhe ka rrëfyer në polici se kërkonte vetëm paratë e tij dhe se vrasja e pronarit grek ishte aksidentale.

Burimi: Protothema | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu