Një burrë nga Kenia u arrestua me dyshimin se vrau 42 gra, përfshirë gruan e tij

0

Vrasësi serial i dyshuar Collins Jumaisi u arrestua në Kenia pas zbulimit të disa trupave në një gurore në Nairobi dhe policia tha sot se ai kishte rrëfyer se kishte vrarë 42 gra, përfshirë gruan e tij.

Policia tha se Jumaisi, një burrë 33-vjeçar që jeton pranë një guroreje në lagjen Mukuru në jug të kryeqytetit kenian, u arrestua më herët sot, raporton Reuters.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë Douglas Kanya Kirocho tha se deri më tani nëntë trupa janë gjetur në gurore.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore”, tha Amin Mohammed, kreu i Departamentit të Hetimeve Kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu