– Zëdhënësja kryesore e Kamala Harris, Symone Sanders dha dorëheqjen pas një sërë thashethemesh rreth zhgënjimit të rëndë në ekipin e zëvendëspresidentes të SHBA-së. Mediat e huaja shkruajnë se diçka po ndodh në administratën e SHBA-së, pasi vetëm një ditë nga dorëheqja e Sandres dy këshilltarë të lartë kanë vendosur të largohen.
Peter Velz, drejtor i operacioneve të shtypit dhe Vince Evans, zëvendësdrejtor i Zyrës së Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare, u kanë thënë punonjësve të tjerë në zyrën e zëvendëspresidentes se po largohen.
Ndërkohë mes thashethemeve për tensione të brendshme, zëvendëspresidentja Kamala Harris hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se e do shumë Sanders dhe ajo u largua për mundësi të tjera.