Një grabitës në një mini market në Greqi i drejtoi armën një nëne dhe foshnjës së saj të porsalindur.
Në videon e publikuar nga Alpha, grabitësi i afrohet kasës me maskë, kapele dhe syze dielli dhe shkon direkt te gruaja që ndodhej aty, duke i kërkuar paratë nga kasa.
Shikoni videon:
Kur pa një burrë aty pranë me foshnjën në krahë, nuk hezitoi t’i drejtonte armën foshnjës, për të trembur më tej nënën e fëmijës dhe për ta detyruar atë t’i jepte paratë.
“Cili njeri, me çfarë shpirti rrezikon një foshnje? Çfarë i bëri për ta shënuar me kaq urrejtje? Për 200 euro?’ tha nëna e tronditur për Alpha.
Grabitja ka ndodhur në prag të Krishtlindjeve. “Dëm i madh. Vetëm mendimi se familja juaj po kërcënohet. Vajza ime 4.5 vjeçe i ka përjetuar të gjitha këto dhe edhe sot flet për këtë”, tha gruaja.
Policia beson se autori ka pasur bashkëpunëtor dhe beson se janë të njëjtët persona që kanë grabitur një tjetër minimarket në zonë.