Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj, për çfarë dyshohet

0

Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur në Korçë, ku një grua 60-vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e saj në lagjen nr. 8. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar ditën e premte, rreth orës 10:15.

Policia bën me dije se, pas një këqyrjeje paraprake të trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, çka nënkupton se mund të ketë qenë një humbje jete për shkaqe natyrale.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së gruas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu