“Një hap” larg ekstradimit/ U arrestua në Kosovë, SPAK i dorëzon dosjen e Gëzim Çelës Ministrisë së Drejtësisë

0

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i përcolli Ministrisë së Drejtësisë kërkesën në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë.

Pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe ta përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Më pas Gjykata e Kosovës pritet që të japë vendimin për ekstradimin. Procedurat janë të njëjta si me çdo shtet tjetër, por lehtësohen për shkak të gjuhës dhe nuk nevojitet përkthim.

Gëzim Çela, i arrestuar sot në Kosovë, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit. Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, por vijonte aktivitetin e drogës edhe gjatë këtyre viteve.

Në kuadër të këtij operacioni më 9 Tetor 2023 në Fushë Kuqe, u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Operacioni për arrestimin e tij sot ishte një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu