Një i vrarë, përleshje fatale midis tifozerive në Selanik! Arrestohet i dyshuari…

0

Sipas një burimi policor, Alkis, një tifoz 19-vjeçar, u godit për vdekje me thikë mëngjesin e së martës në Selanik, gjatë një sherri mes tifozëve të klubeve rivale pranë stadiumit Kleanthis-Vikelidis, kryer nga një grup personash që kanë zbritur nga dy makina.

“Është arrestuar një i dyshuar, – njoftoi të mërkurën ministri i brendshëm grek, Takis Theodorikakos. – Kam kontaktuar me kryeministrin për ta informuar se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 19-vjeçarit në Selanik, pak kohë më parë”,- shkruan ai në një postim në Twitter.

Viktima është goditur me thikë në kofshë dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spital, tha i njëjti burim.

Qyteti i Selanikut ka qenë skena e përplasjeve mes tifozëve rivalë të dy klubeve të qytetit, Aris dhe PAOK. Në dhjetor, federata greke e futbollit gjobiti klubin e PAOK me 193.000 euro, pasi tifozët pushtuan fushën dhe u përleshën me policinë. Klubi është i detyruar të luajë katër ndeshjet e ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu