Një intervistë ndryshe! Moderatori amerikan lexon disa shprehje shqip, Dua Lipa ia shpjegon

0

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel. Gjatë kësaj interviste moderatori ka thënë në shqip disa shprehje të njohura, të cilat ylli i muzikës duhej t’i përkthente në anglisht dhe t’u thoshte kuptimin.

Edhe pse Kimmel e kishte të vështirë që t’i thoshte në shqip, ai ia arriti më së miri.

Si fillim e nisi me shprehjen frazeologjike “i ka bërë rrush e kumbulla”, ndërsa Dula Lipa i shpjegon duke i thënë se kjo shprehje përdoret për të treguar që i ka shpenzuar gjithë lekët duke pirë dhe festuar.

 

Pjesë nga intervista:

Jimmy Kimmel: E kishte një dërrasë mangët

Dua Lipa: Si fillim qenke shumë mirë në leximin e shqipes… Atëherë përkthimi fjalë për fjalë është “Të mungojnë dërrasat” që do të thotë pak a shumë si të thuash “të mungojnë disa vida, ke mungesë vidash”

Jimmy Kimmel: Sa për sy e faqe

Dua Lipa: Që do me thënë të bësh diçka vetëm për tu dukur pra vetëm për “show”.

Fjala që ka shkaktuar shumë të qeshura ishte shprehja shqiptare: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, të cilën Dua e ka shpjeguar vetëm duke përkthyer fjalët: “Hip ose do të të vras zbrit ose do të të vras”, ç’ka ka shkaktuar të qeshura në studio.

Ndërsa Jimmy Kimmel e ka krahasuar shprehjen me një foto të Duas teksa ajo shihet e varur në një tub.

Nga ana tjetër, këngëtarja e famshme përmendi edhe shprehjen “kap njërin, mëshoi tjetrit”.

Ndërkohë kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Dua e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin “Late Night”, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip.

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu