‘Një jetë që nuk të thërras babi’, Flori Mumajesi ndan foton e rrallë me të atin

0

Flori Mumajesi ka publikuar sot një foto me babain e tij duke shprehur mallin që ka për të.

“Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi”, ka shkruar artisti krahas fotos kur ka qenë i vogël.

Kujtojmë që artisti i mirënjohur humbi të ëmën më 23 shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën.

Kantautori e kujtoi të shtrenjtën e tij më 23 gusht, për 40 vjetorin e lindjes, teksa theksonte se ajo iku nga jeta në të njëtën datë që e solli në jetë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu