Një katolike e veshur me hijab. Sara Gjordeni thyen heshtjen

0

Në një intervistë mbi rikthimin në ekran dhe martesën e saj, Sara Gjordeni tregoi pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ disa detaje nga jeta e saj.

Sara tregoi se projekti televiziv që do e rikthejë do të xhirojë momentin e zbulimit të gjinisë së grave në pritje të ëmbël. Pra së shpejti Sara do të ketë në dorë moderimin e emisionit “Vajzë apo djalë”.

Gjatë intervistës ish-miss shqiptar shprehet se ajo e mori sugjerimin në ditët e para kur zoti e bekoi me një vajzë. Ndërsa zbulon se ajo çfarë e shtyu ta pranonte ftesën ishte fakti që programi në fjalë ishte risi.

E pyetur rreth martesës me këngëtarin e njohur, Bardhi Idrizi, ajo tregoi se donte të plotësonte dëshirën e partnerit.

Pasi mbulimi i saj me hijab u komentua gjerë e gjatë në rrjet, për sa i përket besimit, Sara shtoi të dy janë tolerantë dhe aspak ekstremist.

Si rrallë herë, Sara na zbulon se Nea është një kopje e vogël e saj.