Një makinë u fut në trotuar në qendër të Londrës, arrestohet shoferi 31-vjeçar! Policia: Nuk ka lidhje me terrorizmin

0

LONDËR- Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi një makinë u fut në trotuar në qendër të Londrës në orët e para të ditës së Krishtlindjes. Katër persona u dërguan në spital pas incidentit në Shaftesbury Avenue, me një prej të cilëve thuhet se është në një gjendje të rrezikshme për jetën.

Oficerët e Policisë Metropolitane u thirrën për të raportuar për një aksident dhe një makinë që lëvizte në anën e gabuar të rrugës në orën 12:45. Shoferi 31-vjeçar i makinës është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje, konfirmon policia. Policia thotë se ngjarja është konfirmuar si e izoluar dhe nuk ka lidhje me terrorizmin. Shaftesbury Avenue është një rrugë kryesore në West End të Londrës, që konsiderohet zemra e rrethit teatror të qytetit.

Zëvendës Ndihmës Komisioneri Stuart Cundy tha se forcat “u përgjigjën shpejt” dhe arrestuan një burrë “brenda pak minutash”. “Besohet se i dyshuari ishte përfshirë në një grindje në një klub nate përpara se të hipte në makinën e tij dhe të ngjitej në trotuar,” shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu