Një pemtore amanet/ Gjyshi nga Kukësi rrit 400 pemë për nipin emigrant

0

Në krah dëshiron ta ketë tërë jetën! Ashtu si çdo gjysh, edhe dashuria e Azemit për nipin nuk njeh mbarim. Ka punuar shumë e me mund të madh për të ngritur këtë fermë në 10 dynym sipërfaqe. Azem Sopi nga Gostili, megjithëse pensionist, këtë fermë e ngriti me një simbolikë të veçantë, dhuratë për nipin e tij të lindur në Gjermani duke e pagëzuar edhe fermën me emrin e nipit Rubin.

Një tokë inproduktive, për të cilën Azemi ka sakrifikuar nga vetja. Në leximet e tij ka hasur një detaj mjaft interesant për një laborator botanik në Washington, nga i cili është motivuar. Ujin e ka marrë në liqen, të paktën 3 kolometra larg fidanishtes. E ashtu me tërë atë mundim me javë e muaj të tërë ka arritur ta mbajë gjallë rrënjën e bimës.

Sigurisht që jo gjithçka ka shkuar aty ku duhet por për Azemin ka vetëm një shprehje që jo gjithçka ka shkuar aty ku duhet. Për Azemin ka vetëm një shprehje e vendim të tijin, të mos dorëzohet. Pemtorja Rubin, siç e ka edhe emrin nipi, ka shumëllojshmëri drurësh frutorë dhe vreshta me rrush, ndërsa arrat autoktone sapo i kanë hyrë në prodhim.

Bujqësinë e ka pasion, ndaj i kushton kohë tani ndërsa si profesion ka hidrometeorologjinë. Azemi është i lidhur shumë me jetën, sfidon vështirësitë e motivohet nga thëniet e njerëzve të mëdhenj e me peshë. E pavarësisht kësaj, Azemi është shumë punëtor edhe në këtë moshë ndaj punën e bën me kënaqësi e ndjehet mirë kur e sheh produktin.

Nga puna nuk vjen asnjëherë e keqja, përkundrazi krijohet edhe një kapital i shëndetshëm, ndaj ka ndërtuar edhe shtëpinë e re, në një pozicion të këndshëm të lagjes, aty ku edhe ngopet me ajrin e vendit të tij. Në çdo frazë përdor terma që lidhen me fjalët e urta. Të gjitha prodhimet e pemtores me emrin e nipit Rubin nuk do t’i përdorë për tregti.

Dhuratë pritje përcjellje por edhe kushdo që kalon afër. Për Azemin ky gjest është fisnikëria e përkthyer në dashuri njerëzore.

Abc News!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu