Një person grabit me thikë dyqanin e celularëve

0

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 5 në Durrës. Sipas policisë një person i cili dyshohet se mbante në duar një thikë ka marrë xhiron ditore nga një dyqan celularësh.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu