Një person hipën në pallatin pranë ‘Muzeut’, kërcënon se do hidhet prej aty

0

Një person kërcënon të hidhet nga godina e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, e cila është duke u rikonstruktuar. Burime bëjnë me dije, se personi që kërcënon se do të hidhet është një i ri, i cili ka humbur punën te firma e ndërtimit që po kryen rikosntruksionin e godinës së Muzeut Kombëtar.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të zjarrfikëses dhe policisë, të cilët po përpiqen që të dialogojnë me qytetarin.

Nuk dihet ende identiteti i të riut që kërcënon se do të vetëhidhet nga godina, dhe as konflikti që ka pasur me persona të tjerë apo me punëdhënësit e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu