Faza e parë e Abissnet Superiores mbyllet me një kryendeshje, në Loro Boriçi në Shkodër Kukësi i vendit të dytë pret Tiranën kryesuese, me objektivin për t’u shkaktuar humbjen e parë kryeqytetasve në këtë dhe për të bërë sa më interesante garën për titull në Abissnet Superiore.
Të dyja skuadrat vinë pas eliminimit në Kupë në raundin e 1/8 dhe do të kërkojnë të ringrihen në kampionat në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha.
Java e 9-të e Abissnet Superiore
Kukësi-Tirana 1-0 (Milunovic 49′) Loro Boriçi
Kronika e ndeshjes:
70′ Pas një harkimi nga këndi provon Milunovic me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën
69′ Sulm i bukur i Kukësit, tenton Peposhi por devijon Hoxhallari
58′ Ngoo kërkon golin kryevepër, por roveshata e tij shkon mbi traversë
52′ Provon Taulant Seferi por pa rrezik
49′ Kukësi në epërsi me Luka Milunovic, pas një aksioni modeli me serbin që shfrytëzoi asistin e kroatit Edi Basa pas një aksioni model të verilindorëve. Një gol për të cilin u desh edhe ndihma e VAR.
45+2′ Rasti më i mirë për Kukësin në fraksionin e parë por goditja e Edison Ndrecës merr përgjigjen e Visar Bekajt
31′ Rasti më i mirë për Tiranën, Seferi merr krahun pason për Ngoo por anglezi ndalet nga Tafas
27′ Limaj përkëdhel Tafas me një goditje shumë të lehtë
12′ Aksion i bukur i Kukësit, por Shqiprim Taipi godet keq dhe topi përfundon jashtë
10′ Taulant Seferi merr një top nga Toshevski dhe lëshon një gjuajtje potente, që përfundon mbi tra
Formacionet zyrtare:
Kukësi(4-3-3):Tafas, Domi, Hila, Lulaj, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Sh.Taipi, Basa, Milunovic, Gavazaj. Trajner:Diego Longo
Tirana(4-2-3-1):Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Najdovski, Seferi, Limaj, Totre, Ngoo. Trajner: Orges Shehi
Shifra dhe fakte:
-Tirana nuk e njeh ende humbjen në këtë sezon teksa në 8 javët e para ka grumbulluar 20 pikë, 6 fitore dhe 2 humbje, plot 6 pikë më shumë se Kukësi.
-Sezonin e shkuar Kukësi dhe Tirana në 4 përballjet mes tyre morën nga një fitore secila dhe nga 2 barazime dhe 1 humbje me një golavarazh të barabartë 4-4.
-2 shënuesit më të mirë të dy skuadrave janë, Edi Basa për Kukësin dhe Taulant Seferi për Tiranën me nga 4 gola secili./ Supersport