Një shqiptar djeg shtëpinë e ish-policit në Greqi/ E kërcënonte vazhdimisht

0

Policia greke është vënë pas një 46-vjeçari shqiptar pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin shtëpisë së prindërve të një ish-oficeri grek policie në Farsala, në jug të Larisas.

Automjeti i zjarrvënësit është gjetur i djegur në Aerino. Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar. Sipas informacioneve të policisë helene, shqiptari theu njërin prej dritareve të banesës dhe i vuri zjarrin. Mësohet se ish-oficeri i policisë greke është kërcënuar prej kohësh nga 46-vjeçari shqiptar ndaj të cilit kishte ngritur padi për kërcënime.

Madje, pasditen e së enjtes, shtetasi shqiptar i shkoi në apartamentin e ish-punonjësit të rendit në Volos duke e kërcënuar se do t’i vinte flakën apartamentit. Të dy personat njiheshin më parë me njëri-tjetrin.

I detyruar nga kërcënimet e shqiptarit, ish-oficeri grek është detyruar të ndërrojë banesë duke qëndruar në shtëpinë e prindërve në Farsala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu