ANKARA – Një çift izraelit u arrestua ditën e djeshme nga policia turke pasi fotografuan Pallatin Presidencial të vendit. Dy partnerët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, do të dalin sot në gjykatë dhe mund të deportohen drejt izraelit.
Partnerja fotografoi godinën ku qëndron presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe e shpërndau foton në “Ëhatsapp”.
“Një shtëpi kaq e bukur”, shkruante gruaja në mesazhet për familjarët e saj. Por, për fatin e tyre të keq, autoritetet shtetërore turke nuk lejojnë shtetasit vendas dhe të huaj që të fotografojnë institucionet shtetërore të vendit.
Megjithatë, Izraeli i frikësohet mundësisë se Turqia mund t’i akuzojë të dy partnerët për spiunazh duke patur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes dy shteteve gjatë viteve të fundit.
Marrë nga “Times of Israel”.