Një surprizë e veçantë po kurdiset për Luizin, Noizy zbulon detajet

0

Edhe pse dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe, mesa duket surprizat nuk kanë të sosur për Luizin. Një surprizë e madhe është duke u kurdisur për të nga stafi i ‘Big Brother VIP’ , por edhe miqtë e tij.

Bëhet fjalë për festën e tij të beqarisë. Kujtojmë se këngëtari i propozoi moderatores, Kiara Tito për martesë para disa javësh dhe që prej asaj dite dyshja kanë filluar me plane dhe përgatitje.

Mesa duket, Luizi ka për ta kaluar festën e beqarisë në shoqëri të mirë, kjo pasi do të jenë të pranishëm fansa, por edhe padyshim miqtë e tij. Lajmi e ka konfirmuar gjithashtu edhe reperi Noizy, i cili me  anë të një postimi në Instagram shkroi se do të jetë i ftuar bashkë me finalistët për të ndezur atmosferën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu