Një tjetër këngëtare e grupit “Little Mix” në pritje të ëmbël

0

Perrie Edwards, këngëtarja e njohur e grupit të famshëm “Little Mix”, është në pritje të ëmbël. Bukuroshja dhe futbollisti, Alex Oxlade Chamberlain, do të bëhen prindër për të parë.

Këtë lajm të ëmbël e ka konfirmuar vetë Perrie, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar dy foto me barkun e rrumbullakosur, ku shihet së bashku me Alex-in.

“Kaq e lumtur që jam në këtë udhëtim të çmendur me shpirtin tim binjak. Unë+ai=ti! Mezi po presim të të njohim bebi Ox!”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Alex dhe Perrie nisën të takoheshin në nëntor 2016-të, një vit pas ndarjes së këngëtares nga i fejuari, Zayn Malik.

Dyshja bëri daljen e tyre të parë publike së bashku në “BRIT” në shkurt 2017, dhe të njëjtin vit Little Mix mori çmimin për Single më të mirë Britanik për “Shout Out To My Ex”.

Gjatë një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me fansat vitin e kaluar, Alex zbuloi mjaft detaje nga lidhja e tyre duke iu referuar periudhës së izolimit total.

 “Ajo ka qenë e jashtëzakonshme gjatë karantinës. Ajo është shtëpia e duhur. Perrie ka pastruar, gatuar çdo ditë, vaktet kanë qenë të mrekullueshme. Ajo nuk mërzitet me mua duke luajtur Playstation. Unë e dua atë!”, ka thënë Alex për këngëtaren.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu